Karriera e jashtëzakonshme nëntëvjeçare e Mohamed Salahut te Liverpooli po rrezikon të marrë një fund të hidhur.
“The Reds” u mposhtën 4-2 nga Aston Villa të premten mbrëma, teksa presioni mbi Arne Slotin në stolin e “Anfield” vazhdon të rritet.
Ishte një natë e zymtë për Liverpoolin, me shumë pak elemente pozitive – por rikthimi i Salahut në fushë, pas dy ndeshjeve të humbura për shkak të lëndimit, ishte një nga pikat e rralla të mira.
Egjiptiani u aktivizua nga banka rezervë për 16 minutat e fundit në “Villa Park”, duke zëvendësuar Cody Gakpon, i cili ishte thuajse i padukshëm, por as futja e tij nuk mjaftoi që mysafirët ta ndryshonin rrjedhën e ndeshjes.
Salah, i vendosur ta ndalë një skenar të tillë, reagoi pas humbjes tjetër “të dhimbshme”, duke u drejtuar tifozëve përmes rrjeteve sociale dhe duke kërkuar që Liverpooli të rikthehet te futbolli që e luante nën drejtimin e Jurgen Klopp.
“E kam parë këtë klub të kalojë nga dyshues në besimtarë dhe nga besimtarë në kampionë. U desh shumë punë dhe unë gjithmonë bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar klubin të arrinte aty. Asgjë nuk më bën më krenar se kjo”.
“Të shkatërrohemi sërish drejt një tjetër humbjeje këtë sezon ishte shumë e dhimbshme dhe nuk është ajo që tifozët tanë e meritojnë. Dua ta shoh Liverpoolin të kthehet te skuadra sulmuese me mentalitet të lartë që kundërshtarët e frikësohen dhe te një ekip që fiton trofe”.
“Kjo është loja që di të luaj dhe ky është identiteti që duhet të rikthehet dhe të ruhet përgjithmonë. Nuk duhet të jetë i negociueshëm dhe kushdo që i bashkohet këtij klubi duhet të përshtatet me të”.
“Të fitosh disa ndeshje këtu e atje nuk është ajo për të cilën duhet të jetë Liverpooli. Të gjitha skuadrat fitojnë ndeshje. Liverpooli do të jetë gjithmonë një klub që do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Dua ta shoh të ketë sukses edhe shumë kohë pasi të kem vazhduar rrugën time”.
“Siç kam thënë gjithmonë, kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm është minimumi dhe unë do të bëj gjithçka që mundem që kjo të ndodhë”.
Ndërkohë, statistikat nuk flasin në favor të Liverpoolit: skuadra e Slotit ka pësuar tashmë një rekord prej 52 golash në një sezon të Ligës Premier me 38 ndeshje, ndërsa rreziku për të mbetur jashtë Ligës së Kampionëve po rritet.
Nëse Brighton dhe Bournemouth i fitojnë dy ndeshjet e fundit, ndërsa Liverpooli mposhtet nga Brentford, atëherë “The Reds” mund të rrëshqasin deri në vendin e shtatë./Telegrafi/