Sonte (e shtunë) më 16 maj, mbahet finalja e ‘Eurovision 2026’, një prej ngjarjeve më të mëdha evropiane të industrisë së muzikës.
Spektakli zhvillohet drejtpërdrejt nga ‘Wiener Stadhalle’ në Vjenë të Austrisë, vendi që e mirëpret edicionin e këtij viti pasi ishte fitues vitin e kaluar.
Në këtë mbrëmje të madhe do të ngjiten në skenë plot 26 shtete, të cilat do të garojnë për të fituar trofeun e këtij viti, ndërsa Shqipëria prezantohet nga Alis me këngën “Nan”.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet e fundit, hap pas hapi, gjatë kësaj finaleje të madhe.