Aktori i famshëm Al Pacino (86 vjeç) dhe Noor Alfallah (32 vjeçe) janë shfaqur bashkë në një event glamuroz të shtëpisë së modës “Dior” në Los Angeles, ku edhe kanë pozuar krah për krah para kamerave.
Marrëdhënia e tyre, për shkak të diferencës së madhe në moshë, vazhdon të ngjallë interes të madh te publiku. Në këtë paraqitje të fundit, dyshja u duk e qetë dhe e afërt në ngjarjen e mbajtur në Muzeun e Artit të Qarkut Los Angeles (LACMA), ku u mblodhën edhe shumë emra të njohur.
Kjo nuk është hera e parë që Al Pacino dhe Noor Alfallah shfaqen së bashku në publik. Në qershor 2023, ata u bënë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Roman Pacino.
Foto: Instagram
Edhe pse raportimet thonë se jetojnë në adresa të ndara, aktori fitues i çmimit ‘Oscar’ është i përfshirë aktivisht në jetën e djalit dhe, sipas burimeve, të dy po e rrisin bashkë.
Çifti u lidh romantikisht për herë të parë në prill 2022, por pas lindjes së djalit njoftuan se do të mbeteshin “vetëm miq”. Megjithatë, spekulimet për një rikthim të mundshëm të romancës janë shtuar, pasi muajt e fundit ata janë parë shpesh së bashku në publik.
Foto: Instagram
Në shkurt, ata morën pjesë edhe në një festë private në restorantin Funke, ku thuhet se ishin të pranishëm edhe Leonardo DiCaprio, Sacha Baron Cohen dhe Kevin Costner. /Telegrafi/