KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kos shkruan pas takimit me Kurtin: 2026 mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

Kos shkruan pas takimit me Kurtin: 2026 mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

Komisionerja evropiane Marta Kos ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi, Kos ka falënderuar për pritjen, duke theksuar se 88 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë në perspektivën evropiane të vendit.

Ajo tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i përgjigjet kësaj thirrjeje, duke intensifikuar nivelin e punës në çështjet ekonomike, në progresin demokratik dhe në reformat.

“2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën. Kjo kërkon që forcat politike të bashkohen dhe të gjejnë stabilitet të qëndrueshëm institucional”, ka shkruar Kos.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.