SPB Shkup njofton se ka zbardhur rastin e një shantazhi, dhe ka privuar nga liria një 26-vjeçar nga Shkupi i cili tentoi të zhvaste para nga një 61-vjeçar.
“Më 14.05.2026, në rajonin e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga Njësia kundër Krimit të Dhunshëm – Departamenti kundër Krimit të Dhunshëm pranë SPB Shkup, e privuan nga liria E.I. (26) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “shantazh”, sipas nenit 259 të Kodit Penal”.
“Përkatësisht, më 13.05.2026, në stacion policor, një 61-vjeçar nga Shkupi kishte denoncuar se në periudhën prej 09.05 deri më 13.05.2026, përmes një aplikacioni mobil në numrin e tij kishte pranuar mesazhe nga një person i cili e ka shantazhuar dhe i ka kërkuar që t’i paguante 8.000 euro, në të kundërtën do të publikonte fotografi komprometuese, materiale video dhe biseda lidhur me të. Siç është denoncuar, ai me personin ishte marrë vesh që t’i jepte 4.000 euro dhe kishin caktuar vendin dhe kohën e pranim-dorëzimit të parave, pas çka e kishte paraqitur rastin në stacion policor dhe i ishin dhënë para të përpunuara në mënyrë krimo-teknike”, thonë nga MPB.
“Pasi personi i kishte marrë paratë me zarfin, ishte vërejtur nga nëpunësit policorë dhe ishte privuar nga liria, pas çka ishte konstatuar se bëhej fjalë për E.I. nga Shkupi. Gjatë privimit nga liria, ai e kishte shtyrë një nëpunëse policore, e cila kishte pësuar lëndime, dhe kishte tentuar të arratisej, por ishte kapur dhe u shoqëruar në polici”, thuhet në njoftimin e MPB-së.