KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prokuroria në Gjilan ndalon zyrtarin e APK-së në Kamenicë, dyshohet për keqpërdorim detyre

Prokuroria në Gjilan ndalon zyrtarin e APK-së në Kamenicë, dyshohet për keqpërdorim detyre

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë zbatimit të planit operativ “Gatishmëria 2026”, ka ndaluar një person nën dyshimin e bazuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas njoftimit, i ndaluari me inicialet S.H. dyshohet se në cilësinë e zyrtarit të Agjencionit Pyjor të Kosovës (APK) – Rajoni Kamenicë, ka tejkaluar kompetencat zyrtare duke damkosur dhe lëshuar fletë përcjelljeje për masë drusore të sjellë në mënyrë ilegale nga Republika e Serbisë, me destinacion fshatin Shahiq, Komuna e Kamenicës.

Prokuroria ka bërë të ditur se operacioni është realizuar me aplikimin e masave të veçanta hetimore dhe vëzhgimit me pajisje – dron.

Me këto veprime, S.H. dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Pas pranimit të kallëzimit penal, Prokuroria Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.