Kina ndryshoi mënyrën e shkrimit të emrit të Marco Rubios për t’i mundësuar atij pjesëmarrjen në samitin e presidentit amerikan, Donald Trump në Pekin, pa ia hequr zyrtarisht sanksionet që shteti kinez ia kishte vendosur Sekretarit amerikan të Shtetit.
Rubio ishte sanksionuar nga Kina në vitin 2020 për shkak të kritikave të ashpra ndaj politikave kineze në Xinjiang dhe Hong Kong. Sanksionet përfshinin edhe ndalim hyrjeje në territorin kinez, shkruan cnn.
Sipas raportimit të Al Jazeera, autoritetet kineze ndryshuan transliterimin kinez të mbiemrit të Rubios pak para se ai të merrte postin e sekretarit të shtetit në administratën Trump.
Emri “Marco Lu” u përdor në vend të versionit të mëparshëm, duke krijuar një rrugë burokratike që teknikisht i lejoi Pekinit të ruante sanksionet ndaj “emrit të vjetër”, ndërsa njëkohësisht i hapte rrugë vizitës së tij zyrtare, shkruan aljazeera.
Dy diplomatë thanë se besojnë që ndryshimi u bë pikërisht për shkak të sanksioneve ekzistuese ndaj Rubios. Ambasada kineze nuk komentoi menjëherë mbi këtë çështje.
Rubio, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Kinës dhe Partisë Komuniste Kineze, ka qenë një nga politikanët amerikanë më kritikë ndaj Pekinit, sidomos për çështjet e të drejtave të njeriut dhe Tajvanit. /Telegrafi/