KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Presidentja Siljanovska-Davkova: Nuk mund të ndalohet përdorimi i mbiemrit “maqedonas”

Presidentja Siljanovska-Davkova: Nuk mund të ndalohet përdorimi i mbiemrit “maqedonas”

Marrëveshja e Prespës rregullon qartë përdorimin e termave për institucionet shtetërore, por përdorimi i mbiemrit “maqedonas” në lidhje me identitetin dhe popullin nuk mund të ndalohet, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me notën verbale të dorëzuar ambasadorit të Bullgarisë në vend për shkak të deklaratës së ministres së jashtme bullgare, Velisllava Petrova Çamova, e cila përdori termin “maqedono-verior”.

Siljanovska theksoi se qëndrimi i saj ndaj Marrëveshjes së Prespës nuk ka ndryshuar dhe shtoi se nënshkruesit e dokumentit duhet të jenë të parët që insistojnë në respektimin e tij të plotë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Nuk ndalohet, as nuk mund të ndalohet përdorimi i mbiemrit “maqedonas”. Në fakt, kjo është edhe pjesë e vetë marrëveshjes. Tani, ata që e kanë mbështetur dhe e kanë nënshkruar marrëveshjen, duhet të jenë të parët që tregojnë për respektimin e saj”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.