KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hysni Mehani thotë se është sulmuar fizikisht nga Sami Lushtaku

Hysni Mehani thotë se është sulmuar fizikisht nga Sami Lushtaku

Kryetari i Lëvizjes së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hyseni Mehani ka thënë se është sulmuar fizikisht nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku të enjten, më 14 maj 2026.

Këtë deklaratë në emër të Mehanit e ka postuar në Facebook Bahri Zabeli, anëtar i LVV-së në Skenderaj.

Telegrafi ka kontaktuar me Zabelin, i cili ka konfirmuar se janë në spital, derisa ende nuk janë deklaruar për Policinë, e cila sipas tij tashmë është e njoftuar.

“Jemi në spital. Jemi sulmuar nga Sami Lushtakut. Unë dhe Hysni Mehani. Kemi qenë në kafe, kanë ardhur na kanë sulmuar, Samiu, direkt. Policia ka qenë, deklaratë nuk kemi dhanë sepse jemi në spital”, ka thënë Zabeli për Telegrafin.

Telegrafi ka tentuar të kontaktojë me stafin e kryetarit të Skenderajt dhe vetë Sami Lushtakun, por ata nuk kanë qenë të qasshëm në telefon.

Policia e Kosovës, deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka kthyer përgjigje lidhur me rastin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.