KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

WhatsApp prezanton bisedat ‘incognito’ me Meta AI

WhatsApp prezanton bisedat ‘incognito’ me Meta AI

Sot, WhatsApp ka njoftuar prezantimin e bisedave incognito me Meta AI. Siç nënkupton edhe vetë emri, këto janë biseda private me chatbot-in Meta brenda WhatsApp.

Dhe kur themi private, nënkuptojmë “vërtet private”, siç i quan Meta – askush nuk mund t’i lexojë këto biseda, madje as Meta, transmeton Telegrafi.

Është interesante që Meta thotë se mënyrat e tjera të stilit incognito për chatbot-et konkurruese të AI nuk mund të konkurrojnë sepse krijuesit e këtyre chatbot-eve “mund të shohin ende pyetjet që vijnë dhe përgjigjet që dalin”.

Nga ana tjetër, bisedat incognito me Meta AI “përpunohen në një mjedis të sigurt që as Meta nuk mund t’i qaset”. Këto biseda nuk ruhen dhe si parazgjedhje mesazhet brenda tyre zhduken.

Hapi tjetër, që vjen në muajt e ardhshëm, është “Biseda Anësore e mbrojtur nga Përpunimi Privat”.

Këto “biseda anësore” do të ofrojnë “ndihmë private me çdo bisedë, me kontekstin e asaj që po diskutohet, pa ndërprerë bisedën kryesore”, thotë Meta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.