KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Lizzo vendosi rregulla të rrepta për përdorimin e rrjeteve sociale

Lizzo vendosi rregulla të rrepta për përdorimin e rrjeteve sociale

Edhe pse mediat sociale i kanë ndihmuar shumë yje të ndërtojnë karrierën e tyre, disa prej tyre tani po e kufizojnë me vetëdije kohën që kalojnë në internet.

Lizzo zbuloi se këto ditë ndjek rregulla të rrepta të mediave sociale për të shmangur atë që ajo e quan një kulturë interneti “toksike”.

Në një intervistë me CBS Mornings, ajo shpjegoi se nuk lexon më komente, nuk gjurmon statistika dhe nuk merr pjesë në diskutime online.

“Ato ditë kanë mbetur kryesisht pas meje, kam vendosur rregulla të reja për veten time”, tha ajo. “Nëse nuk kam asgjë pozitive ose konstruktive për të thënë për diçka, ose nëse nuk e di të gjithë historinë, thjesht nuk flas për të”, thekson këngëtarja, shkruan Unilad.

Ajo shtoi se është distancuar plotësisht nga reagimet dhe shifrat online: “Nuk i lexoj komentet, të mira apo të këqija qofshin. Nuk kontrolloj statistikat apo shifrat.” Qasja e saj është bërë aq e rreptë saqë tani ia lë postimet në mediat sociale kompanisë së saj botuese sepse nuk dëshiron më të merret me “atë botë”.

“Diçka ndryshoi me internetin dhe më pëlqeu shumë. Unë i përkas atij grupi artistësh që e gjetën rrugën e tyre përmes internetit”, shpjegoi ajo, duke shtuar se ka “njerëz të vërtetë në rrugë” dhe “në tribuna”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.