KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ylli francez në dilemë te ‘Bernabeu’, dëmtimet ngrenë pikëpyetje

Ylli francez në dilemë te ‘Bernabeu’, dëmtimet ngrenë pikëpyetje

Problemet e vazhdueshme fizike të Eduardo Camavingas janë kthyer në një shqetësim serioz për Real Madridin, ndaj nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij në afatin kalimtar të ardhshëm.

Mesfushori francez, mund të gjejë një destinacion të ri në Ligën Premier.

Klubi madrilen ka disa çështje të hapura sa i përket ndërtimit të skuadrës për sezonet e ardhshme.

Një nga prioritetet kryesore është afrimi i shumë kërkuar i një “truri” në mesfushë, një nevojë e bërë edhe më urgjente pas largimit të Toni Kroos dhe Luka Modric.

Dani Ceballos nuk ka arritur të bëjë hapin e madh përpara, ndërsa Arda Guler shfaq performancë më të mirë në role më të avancuara, ku lidhet drejtpërdrejt me repartin ofensiv.

Në këtë kontekst, Real Madridi përballet me dilemën që rrethon të ardhmen e Eduardo Camavingas (23 vjeç), i cili ka alternuar paraqitje pozitive me periudha zhgënjyese në “Santiago Bernabeu”.

Camavinga te Real Madridi

I grumbulluar rregullisht me Kombëtaren e Francës, Camavinga shquhet për aftësinë për të luajtur si në mesfushë ashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Megjithatë, zhvillimi i tij është penguar ndjeshëm nga dëmtimet e shpeshta, faktor kyç që ka hapur diskutimin për një largim të mundshëm në afatet e ardhshme të afateve kalimtar.

Sipas raportimeve të Defensa Central, drejtuesit e Real Madridit nuk do ta përjashtonin negocimin e shitjes së mesfushorit, veçanërisht nëse problemet fizike vazhdojnë.

Klubet e Ligës Premier po e ndjekin nga afër situatën e futbollistit francez, ndërsa “Los Blancos” do të duhet të marrin një vendim strategjik për të ardhmen e Camavingas. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.