KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Mickoski po i jep urdhra prokurorit publik, gjyqësori është nën kontroll të plotë të tij

LSDM: Mickoski po i jep urdhra prokurorit publik, gjyqësori është nën kontroll të plotë të tij

LSDM sot ka akuzuar kryeministrin, Hristijan Mickoski se po i jep urdhra prokurorit publik, Nenad Saveski lidhur me rastin e Mazutit.

Mickoski përsëri i dikton detyrat Prokurorit Publik. Kemi një pranim skandaloz nga Mickoski se ka folur me Prokurorin Publik Nenad Saveski, nga pozicioni i Kryeministrit, dhe i ka dhënë udhëzime se si duhet të veprojë Prokuroria.

Mickoski thotë, dhe citoj: “nëse kjo nuk ndodh, atëherë prokuroria do të humbasë patjetër besueshmërinë e saj”.
Çfarë është kjo? Një urdhër i pastër. Siç bëri nga foltorja parlamentare, siç bën nga televizioni, tani përsëri, një urdhër i ri nga Mickoski për prokurorin publik që ai vetë e zgjodhi dhe e emëroi.

Le të mbahet përgjegjës kushdo që ka bërë gabim, por Kryeministri nuk mund të ushtrojë presion mbi prokurorin, domethënë t’i japë urdhra.

Gjyqësori dhe prokuroria në Maqedoni janë nën kontrollin e plotë të Mickoski-t dhe grupit të tij të krimit të organizuar.
Kjo është arsyeja pse nuk ka drejtësi në Maqedoni dhe kjo është arsyeja pse nuk ka reforma, kjo është arsyeja pse jemi të bllokuar në rrugën evropiane.

Mickoski nuk po i përmbush reformat sepse nuk dëshiron një gjyqësor të pavarur, nuk dëshiron një Prokurori Publike Evropiane sepse kjo do të thoshte drejtësi dhe fund të mbrojtjes së kriminelëve në pushtet”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se prokurori i ri publik, Saveski, që kur erdhi në detyrë, punon me urdhrat e Hristijan Mickoskit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.