KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Operacioni “Mourinho” në Madrid: klauzola e lirimit dhe prapaskenat e marrëveshjes

Operacioni “Mourinho” në Madrid: klauzola e lirimit dhe prapaskenat e marrëveshjes

Sipas Diario AS, klauzola e lirimit e Jose Mourinhos, në vlerë prej 3 milionë eurosh në kontratën e tij me Benficën, do të jetë aktive vetëm deri më 26 maj, dhjetë ditë pas ndeshjes së fundit të kampionatit për skuadrën portugeze ndaj Estoril.

Trajneri portugez përmendet si kandidati kryesor për postin e trajnerit te Real Madridi, megjithëse ai ka refuzuar të komentojë lidhjet që e rikthejnë atë në “Santiago Bernabeu”.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thuhet se e ka identifikuar Mourinhon si pasuesin e Alvaro Arbeloas, me synimin për ta stabilizuar klubin pas një sezoni të trazuar.

Perez së fundmi ka thirrur zgjedhje presidenciale mes krizës në klub dhe pritet të fitojë sërish, pasi nuk raportohet për kandidatë të tjerë në garë.

Ndërkohë, Benfica i ka propozuar Mourinhos rinovim kontrate, por sipas raportimit ai pritet ta refuzojë ofertën, duke favorizuar një kalim te Real Madridi.

Kujtojmë se Perez kishte në listën e tij të ngushtë edhe emra të tjerë si Didier Deschamps, Massimiliano Allegri dhe Mauricio Pochettino.

Megjithatë, tensioni gjithnjë e në rritje brenda dhomës së zhveshjes te klubi madrilen, ka detyruar drejtuesit e klubit që të bëjnë një hap para për Mourinhon, kryesisht për shkak të autoritetit të tij./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.