KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Lady Gaga u detyrua të ndërpresë performancën në Sydney për shkak të shiut të rrëmbyeshëm

Lady Gaga u detyrua të ndërpresë performancën në Sydney për shkak të shiut të rrëmbyeshëm

Lady Gaga u detyrua të ndërpresë performancën e saj në Sydney gjatë koncertit, pasi një nga balerinët e saj ra nga skena për shkak të shiut të rrëmbyeshëm.

Artistja po performonte në stadiumin e hapur ‘Accor’ dhe koncerti i saj u shoqërua me shi të madh.

Ajo filloi listën e saj prej 31 këngësh dhe performoi hite të tilla si “Judas”, “Poker Face” dhe “Aura” përpara se të lindte problemi.

Foto: YouTube

Dy orë pasi kishte filluar koncerti, një aksident i dhimbshëm e ndërpreu përkohësisht eventin.

Me dyshemenë të lagur, balerinët nxituan drejt pjesës së përparme të skenës.

Njëri prej tyre, i quajtur Michael Dameski, u rrëzua gjatë koreografisë dhe këngëtarja shpejt tundi duart dhe e ndaloi performancën.

Këngëtarja dhe balerinët e saj morën një pushim të paplanifikuar për të gjetur këpucë më të përshtatshme.

– YouTube www.youtube.com

Më pas vazhduan performancën e tyre, duke interpretuar këngë të tilla si “Rain On Me”, “How Bad Do You Want Me” dhe “Always Remember Us This Way”.

Fansat lavdëruan veprimet e Gagas.

Balerini më vonë shkroi në Instagram për të falënderuar shumë fansa që e kontaktuan për të pyetur për gjendjen e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.