KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore

Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar renditjen e kandidatëve për listën zgjedhore, ndërsa pritet që ajo të votohet në mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Sipas renditjes së publikuar, në top 10-she pritet të jenë: Bedri Hamza, Urani Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Besa Kabashi, Rrahman Rama, Arben Mustafa, Sala Jashari dhe Enver Hoxhaj.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të listës renditen: Jakup Nura, Ganimete Musliu, Blerta Deliu-Kodra, Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Ariana Musliu-Shoshi, Fadil Demaku dhe Altin Krasniqi.

Kjo renditje, është ndërtuar duke u bazuar në performancën dhe numrin e votave të kandidatëve në zgjedhjet e fundit, si një nga kriteret kryesore të përzgjedhjes.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar më herët se renditja në listë do të bazohet në rezultatin zgjedhor të kandidatëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e konsideruar këtë si element kyç në vlerësim.

Lista përfundimtare e kandidatëve të PDK-së pritet të miratohet zyrtarisht në mbledhjen e Kryesisë dhe më pas të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar ligjor.

Në krye të listës së PDK-së do të gjeni këta 20 emra:

  1. Bedri Hamza;
  2. Uran Ismaili;
  3. Vlora Çitaku;
  4. Përparim Gruda;
  5. Arian Tahiri;
  6. Besa Kabashi-Rama;
  7. Rrahman Rama;
  8. Arben Mustafa;
  9. Sala Jashari;
  10. Enver Hoxhaj;
  11. Jakup Nura;
  12. Ganimete Musliu;
  13. Blerta Deliu-Kodra;
  14. Xhavit Haliti;
  15. Rrustem Mustafa;
  16. Mërgim Lushtaku;
  17. Elmi Reçica;
  18. Ariana Musliu-Shoshi;
  19. Fadil Demaku;
  20. Altin Krasniqi
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.