KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ngjarje e rëndë në Shkup, nxënësi plagos bashkëmoshatarin në shkollë

Ngjarje e rëndë në Shkup, nxënësi plagos bashkëmoshatarin në shkollë

Policia ka ndaluar një djalë 15-vjeçar nga Shkupi, i cili ka plagosur rëndë një bashkëmoshatar të tij. Incidenti ka ndodhur në një shkollë fillore në komunën e Gazi Babës, kur i mituri ka hyrë në shkollë dhe me një mjet të mprehtë ka sulmuar një nxënës 15-vjeçar brenda objektit shkollor.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Nga policia është bërë e ditur se mjeti i mprehtë është sekuestruar dhe se do të ndiqet procedura përkatëse.

“Në datë 11.05.2026, në ora 14:50 në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup privuan nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak nga një shkollë fillore komunale në territorin e Gazi Babës, se i denoncuari kishte hyrë në shkollë dhe me një mjet të mprehtë i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore një nxënësi 15-vjeçar në shkollë. Mjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.