KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Spitali i Përgjithshëm i Pejës angazhon pesë mjekë specialistë të rinj

Spitali i Përgjithshëm i Pejës angazhon pesë mjekë specialistë të rinj

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se sot kanë filluar punën pesë mjekë specialistë të profileve që, sipas këtij institucioni, janë “jashtëzakonisht të nevojshme” dhe do të kontribuojnë në forcimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore.

Në një postim në Facebook, spitali ka bërë të ditur se ekipit i janë bashkuar: Dr. Besarta Thaqi Kuçi – infektologe, Dr. Kadri Çetaj – mjek specialist i emergjencës, Dr. Valdrin Komoni – ortoped, Dr. Liridon Myrtaj – nefrolog dhe Dr. Artin Dervishi – biokimist klinik.

“Mjekët e rinj që ju bashkuan ekipit tonë të Mjekëve janë: Dr. Besarta Thaqi Kuçi – Infektologe, Dr. Kadri Çetaj – Mjek specialist i Emergjencës, Dr. Valdrin Komoni – Ortoped, Dr. Liridon Myrtaj – Nefrolog, Dr. Artin Dervishi – Biokimist klinik”, thuhet në njoftim.

Spitali ka bërë të ditur se mjekët e rinj janë pritur nga drejtori ekzekutiv, Dr. Fahri Hasani, dhe drejtori mjekësor, Dr. Shkumbin Berisha, të cilët u kanë dëshiruar mirëseardhje dhe punë të mbarë.

Sipas spitalit, angazhimi i specialistëve të rinj pritet të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor për pacientët dhe qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.