KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Publikohen pamjet e lëndimit të Indrit gjatë një sfide dhe trajtimit të tij – fermerët vendosin nëse do të qëndrojë në Fermë

Publikohen pamjet e lëndimit të Indrit gjatë një sfide dhe trajtimit të tij – fermerët vendosin nëse do të qëndrojë në Fermë

Aktori i njohur, Indri Shiroka, u dëmtua ditën e djeshme (e diel) në këmbë gjatë ndeshjes së volejbollit.

Pas dëmtimit, ai u dërgua në spital për ekzaminime të mëtejshme, ku mjekët pas vizitës vendosën se nuk duhet të bëjë punë të vështira deri në rekuperimin e plotë.

Pas kësaj situate, në spektaklin e së hënës moderatorja Arbana Osmani pyeti të gjithë fermerët nëse Indri duhet të qëndrojë në fermë dhe të jetë më i favorizuar për punët e rënda apo të largohet.

– YouTube www.youtube.com

Në mënyrë unanime, të gjithë fermerët thanë “Po”, duke marrë përsipër të bëjnë edhe punët e tij.

Me këtë rast, ai do të vazhdojë garën në fermë, pavarësisht situatave që do të ndodhin.

U publikuan gjithashtu edhe pamjet te trajtimi që iu bë pas lëndimit e deri te kthimi në fermë.

Sido që të jetë, tani ndihet më mirë, ndonëse ka dhimbje te njëra këmbë. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.