KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump thotë se është “i zhgënjyer nga kurdët”

Trump thotë se është “i zhgënjyer nga kurdët”

Presidenti Donald Trump ka thënë se është “shumë i zhgënjyer nga kurdët” kur diskutoi përpjekjet për të armatosur popullin iranian.

“Ata duan të dalin në rrugë. Ata nuk kanë armë. Ne menduam se kurdët do të na jepnin armë, por kurdët na zhgënjyen”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

CNN raportoi në mars se CIA po punonte për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran, transmeton Telegrafi.

Trump pretendoi se e dinte që përpjekja nuk do të funksiononte.

“Thashë se nuk do të funksiononte, meqë ra fjala, thjesht duhet ta them. Nuk isha dakord me atë që bënë. Ata i dhanë. Thashë se nuk do të arrijnë kurrë atje. Dhe kisha të drejtë”, tha ai.

“Ne dërguam disa armë me municione, dhe ato duhej të dorëzoheshin, por ata i mbajtën”, shtoi Trump. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.