KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Klubi polak gati 5 milionë euro për Arbër Hoxhën – Dinamo Zagreb po pret ofertën

Klubi polak gati 5 milionë euro për Arbër Hoxhën – Dinamo Zagreb po pret ofertën

Klubi polak Widzew Lodz raportohet se është i gatshëm të bëjë një lëvizje të madhe në afatin e ardhshëm, duke ofruar deri në 5 milionë euro për sulmuesin e majtë të Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha.

Sipas portalit direktno.hr, 27-vjeçari – i cili është edhe reprezentues i Shqipërisë me 23 paraqitje – është në listën e prioriteteve të Widzew Lodz, që synon ta forcojë repartin ofensiv.

Hoxha aktualisht vlerësohet rreth 2.5 milionë euro, ndërsa kontrata me Dinamon i zgjat edhe tre vjet, çka do të thotë se kroatët nuk janë të detyruar ta shesin, por një ofertë e tillë mund të ndryshojë situatën.

Forma e tij këtë sezon ka qenë solide, duke regjistruar 41 ndeshje, ku ka 7 gola dhe 9 asistime.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Dinamo Zagreb do të pranojë negociata dhe nëse Widzew Łódź do ta formalizojë ofertën e raportuar prej 5 milionë eurosh.

Te klubi polak luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë, si Julian Shehu, Lindon Selahi dhe Andi Zeqiri, ndërsa Dion Gallapeni është në huazim te Wisła Płock.

Widzew Lodz po lufton këtë sezon për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit polak. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.