KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Kam vetëm edhe 50 ditë kontratë” – Lewandowski e pranon se po i vjen fundi aventurës te Barcelona

“Kam vetëm edhe 50 ditë kontratë” – Lewandowski e pranon se po i vjen fundi aventurës te Barcelona

Një nga sulmuesit më të mirë në Evropë në 20 vitet e fundit, Robert Lewandowski pranoi se do të merrte në konsideratë të luante në një ligë më të ulët nëse largohet nga Barcelona këtë verë.

Gjatë festimeve të kampionatit pas fitores së Barcelonës kundër Real Madridit, Lewandowski nuk e mbajti sekret faktin se koha e tij në “Camp Nou” mund të jetë drejt fundit.

Duke folur për stacionin televiziv polak Eleven Sports, ai pranoi se ideja e ndryshimit të mjedisit dhe kalimit në një ligë më pak të kërkuar fizikisht është një mundësi reale që është në diskutim.

“Ekziston një opsion në një ligë më të dobët. Jam pothuajse 38 vjeç, por ndihem mirë fizikisht, kështu që po e shqyrtoj këtë mundësi. Duhet ta marr parasysh se ndoshta është koha për të luajtur dhe për të shijuar jetën”.

“Ndoshta ky opsion do të shfaqet dhe nuk e përjashtoj”, shpjegoi Lewandowski.

Ai është lidhur me ekipin Chicago Fire në Shtetet e Bashkuara.

Pasiguria mbretëron nëse Lewandowski do të vazhdojë të veshë fanellën e Blaugranëve sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh raportet se atij i është ofruar një zgjatje kontrate me një pagë më të ulët.

“Çfarë do të bëj në vjeshtë? Nuk e di. Sapo zbulova se kam edhe 50 ditë të mbetura në kontratën time, kështu që kam ende kohë. Do të dëgjoj disa oferta të tjera dhe pastaj do të vendos”, tha ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.