KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Janevska: Do të fillojmë licencimin e psikologëve për të zbuluar problemet në shkolla

Janevska: Do të fillojmë licencimin e psikologëve për të zbuluar problemet në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës njoftoi licencimin e psikologëve shkollorë për të zbuluar lloje të ndryshme problemesh në shkolla dhe për të marrë masa. Ajo do t’i kërkojë Odës së Psikologëve të organizojë trajnime shtesë për psikologët, pasi disa kanë studiuar sipas programeve të vjetra dhe të tjerë sipas programeve të reja.

Lidhur me rastet e pedofilisë tek mësuesit, Janevska deklaroi se ka shumë probleme në arsim, por, tha ajo, ky është një nga më të vështirat dhe janë marrë masa për t’u përballur me të. Rastet, të cilat janë të njohura për publikun, theksoi ajo, janë trajtuar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe janë raportuar si në polici ashtu edhe në prokurori.

“U drejtohem edhe një herë mësuesve, të cilët janë kolegë të atyre që kryejnë aktin e paligjshëm, por janë edhe mësues të nxënësve që duhet të mbrohen nga ata që kryejnë veprime të papranueshme. Do ta forcojmë provimin e praktikës sepse atje janë të nevojshme ndryshime dhe, përveç kësaj, do të fillojmë një iniciativë për licencimin e psikologëve, roli kryesor i të cilëve do të jetë zbulimi i çdo problemi në shkollë dhe marrja e masave. Licencimi do të zbatohet për të gjithë punën e tyre.

Ka mjete të tjera që ne aplikojmë. Çdo gjë që vërehet raportohet në institucionet përkatëse”, tha sot Janevska./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.