KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Arsenali e donte për në verë, Galatasaray e shokon klubin londinez me çmimin për Victor Osimhen

Arsenali e donte për në verë, Galatasaray e shokon klubin londinez me çmimin për Victor Osimhen

Nënpresidenti i Galatasarayt, Abdullah Kavukcu, ka zbuluar se drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, ka mbetur i “habitur” nga përmasat financiare të transferimit të përhershëm të Victor Osimhenit në Stamboll.

Kampionët e Turqisë e siguruan sulmuesin pas aktivizimit të klauzolës së lirimit prej 75 milionë eurosh nga Napoli, ndërsa paketa totale e marrëveshjes thuhet se arrin rreth 159 milionë euro për katër vite.

Kavukcu theksoi se ambiciet e klubit janë në nivel me elitën evropiane, duke nënvizuar se edhe me buxhetin prej 800 milionë eurosh të Arsenalit, londinezët janë befasuar nga aftësia e Galatasarayt për të financuar pagën vjetore prej 15 milionë eurosh të Osimhenit dhe të drejtat fitimprurëse të imazhit.

“Nuk do ta shisja për 150 milionë euro. Transferimi i Osimhenit na ka sjellë shumë; kemi korrur frytet e ambicies sonë”.

Investimi, sipas tij, po jep rezultat si jashtë ashtu edhe brenda fushës. Në aspektin komercial, sulmuesi pritet të gjenerojë rreth 22 milionë euro të ardhura, përfshirë 6 milionë euro vetëm nga marrëveshjet e reklamimit.

Ndërkohë, në fushë ndikimi i Osimhenit po mbetet vendimtar: Dopieta e tij të shtunën e udhëhoqi Galatasarayn drejt një fitoreje me përmbysje 4-2 ndaj Antalyasporit, duke siguruar titullin e katërt radhazi në Superligën Turke./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.