KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” – Bashkëshortja e MC Kreshës reagon pas zhurmës në rrjet

“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” – Bashkëshortja e MC Kreshës reagon pas zhurmës në rrjet

Në emisionin Prive By Liberta Spahiu, në rubrikën “Koment për Koment”, ishte e ftuar Erzina, bashkëshortja e reperit MC Kresha.

Intervista e fundit e artistit në “Goca dhe Gra”, ku u përball edhe me ish-partneren e tij Rozana Radi, kishte ngjallur shumë reagime në rrjet, duke e bërë temën mjaft të komentuar.

Erzina u pyet për komentet që qarkulluan online, veçanërisht për atë që u tha në formë ironike: “Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?”.

Screenshot/YouTube

Ajo e mori me qetësi gjithë situatën, duke theksuar se nuk e ka parë si diçka problematike.

Sipas saj, MC Kresha shpesh krijon momente që bëhen virale dhe tërheqin vëmendje. Ajo shtoi se e ka përkrahur plotësisht pjesëmarrjen e tij në emision dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim.

Screenshot/YouTube

Erzina foli edhe për programin “Goca dhe Gra”, duke thënë se e pëlqen formatin dhe madje shprehu dëshirën për të qenë edhe vetë e ftuar një ditë.

Në fund, ajo komentoi edhe faktin që Rozana Radi ka filluar të ndjekë markën e saj “Meraki” në rrjete sociale, duke u shprehur me respekt dhe pa ndonjë tension, se nuk e sheh këtë si problem dhe se për të marrëdhëniet mes grave duhet të jenë të qeta dhe pa rivalitet. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.