KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në Kongresin e parë të partisë VLEN tha se bashkimi i pesë partive në një koalicion erdhi në kohën e duhur, informon Telegrafi Maqedoni.

‘VLEN erdhi në kohën e duhur, me kërkesë të qytetarëve, me një sinjal të qartë për ndryshim. Në zgjedhjet e kaluara fituam shumicën e komunave shqiptare, ky ishte mesazh për zhvendosjen e peshës politike në anën tonë. VLEN nuk i ndau shqiptarët, por i bashkoi dhe i faktorizoi”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se udhëheqja me dy kryetarë do të sjellë balancë në parti, teksa prioritet mbetet qeverisja e drejtë dhe me projekte konkrete.

“Dy kryetarë do të udhëheqin këtë parti, për një balancë më të mirë. Për bashkim pa dallim. Përgjegjësia na detyron të ecim përpara, sepse me ne çdo vendim ka peshë. VLEN është forcë politike e djathtë, vlerëson familjen, punën e ndershme, pa urrejtje dhe pro-evropiane. Me investime kapitale, investime ekonomike, investime në arsim e në të gjitha fushat”, tha Mexhiti. /Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.