KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dua Lipa mban fjalimin hyrës në 10-vjetorin e International Booker Prize

Dua Lipa mban fjalimin hyrës në 10-vjetorin e International Booker Prize

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga mbrëmja e kaluar, ku mbajti fjalimin hyrës në 10-vjetorin e International Booker Prize.

Këngëtarja me famë botërore e quajti një nder pjesëmarrjen në ceremoninë prestigjioze, duke theksuar dashurinë e saj për librat dhe letërsinë e përkthyer.

Në postimin e bërë në Instagram, Dua u shpreh se ishte emocionuese të fliste para shkrimtarëve, përkthyesve, gjyqtarëve dhe adhuruesve të librave në një event kaq të rëndësishëm letrar.

Dua Lipa/Instagram

“Një nder të flisja për librat dhe letërsinë e përkthyer, diçka që e mbaj shumë pranë zemrës sime”, shkroi artistja krahas fotografive të publikuara nga eventi.

Ajo falënderoi gjithashtu The Booker Prize Foundation për ftesën, si dhe përmendi projektet e saj Service95 dhe Service95 Book Club, të cilat lidhen ngushtë me promovimin e leximit dhe kulturës. /Telegrafi/

Dua Lipa/Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.