KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu shkëlqejnë në fitoren e vështirë të Hoffenheimit

Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu shkëlqejnë në fitoren e vështirë të Hoffenheimit

Hoffenheim ka shënuar fitore minimale ndaj Werder Bremen, pavarësisht që mysafirët ishin me një lojtar më pak nga minuta e 5-të.

Më meritorët për triumfin 1-0, pa asnjë diskutim ishin dyshja e Kosovës, Albian Hajdari e Leon Avdullahu.

Hajdari ishte përndryshe edhe lojtari i ndeshjes, vlerësuar nga “SofaScore” me notën 8.7. Pavarësisht që nuk shënoi e asistoi, ai e shpëtoi Hoffenheimin disa herë nga goli i sigurt.

Vlerësim të shkëlqyer kishte edhe mesfushori Leon Avdullahu, me notën 8.1. Ndërsa, Fisnik Asllani nuk ishte në ditën më të mirë kësisoj e vlerësuan me 6.4.

Hoffenheim falë kësaj fitore renditet në pozitën e pestë me 61 pikë, aq sa ka Stuttgarti zë vendin e katërt, por qëndron më mirë me gol-dallim.

Mbetet të shihet në xhiron e fundit se nëse Hoffenheim do të arrijë ta sigurojë vendin për Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.