Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka lansuar albumin e saj më të ri me titull “Genesis”, i cili tashmë është publikuar edhe në platformën YouTube.
Projekti muzikor përfshin gjithsej 10 këngë dhe sjell bashkëpunime me emra të njohur të skenës muzikore si Lluni, Mossi, Rinesancë dhe Sahati.
Tayna/YouTube
Përmes një postimi, artistja tregoi se albumi pasqyron anë të ndryshme të personalitetit dhe stilit të saj muzikor, duke kombinuar emocione, energji dhe eksperimente artistike.
Sipas Taynas, “Genesis” përfaqëson një përzierje të versionit të saj të dikurshëm dhe atij aktual, duke sjellë si anën më të ndjeshme, ashtu edhe atë më agresive në muzikë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com