Real Madridi është në një krizë serioze pas një përleshjeje fizike midis dy mesfushorëve të ekipit, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde.
Sipas mediave spanjolle, francezi e ka goditur uruguaianin deri në atë pikë sa ai do të humbasë El Clasicon e nesërme në Barcelonë për shkak të lëndimeve në fytyrë.
Incidenti është kulmi i një atmosfere toksike që ka mbizotëruar te Real Madridi prej javësh dhe mund të çojë në një krizë në dhomën e zhveshjes.
Detaje tronditëse nga e kaluara
Siç ndodh zakonisht në situata të tilla, problemet e vjetra dalin në dritë dhe Inaki Angulo, YouTuber-i më i ndjekur (mbi 600 mijë ndjekës) që ndjek Real Madridin, zbuloi detaje të reja tronditëse.
“Problemet e Valverdes datojnë shumë kohë më parë. Vitin e kaluar ai e goditi Luka Modricin në stërvitje. Po flasim për një djalë të rrezikshëm, të paaftë për të jetuar në shoqëri”, tha Angulo, akuzat e të cilit u raportuan edhe nga Defensa Central, një portal i njohur që merret me Real Madridin.
Më herët sot (e shtunë), trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, foli për përleshjen Valverde-Tchouameni, por a më shumë kishte mbetur i hatëruar me faktin se dikush po i nxjerr informacionet nga zhveshtorja. /Telegrafi/