Trajneri Hansi Flick ka komentuar zhvillimet e fundit te Real Madridi, me theks të veçantë te incidenti i bujshëm në dhomën e zhveshjes mes dy yjeve të skuadrës madrilene Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde.
Flick pranoi se ngjarja e ka befasuar deri diku, por theksoi se nuk e sheh si diçka të pazakontë në botën e futbollit dhe se, si rival, nuk e konsideron çështje të tijën.
“Rrahja te Real Madridi? Këto gjëra ndodhin kudo në botë, jo vetëm te Real Madridi. Më habiti pak, por nuk më intereson sepse nuk është ekipi im”.
Përveç incidentit, Flick u ndal edhe te rrezikshmëria e Real Madridit në fushë dhe te roli i Kylian Mbappe, duke e vlerësuar francezin si një nga lojtarët më të mirë në botë.
“Real Madridi më i rrezikshëm me apo pa Mbappe? Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, sinqerisht. Ajo që ai i sjell fushës është një cilësi jashtëzakonisht e lartë”.
Sipas Flick, Mbappe është kërcënim i vazhdueshëm në çdo situatë dhe dallon veçanërisht në zonën pranë portës.
“Ai është jashtëzakonisht i rrezikshëm në çdo situatë. Përpara zonës së rreptësisë dhe brenda saj, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.
“Dhe përpara portës, për mua, sa i përket cilësisë që ka, ai është më i miri tani për tani”, përfundoi gjermani.
Kujtojmë se në rast fitoreje në ‘El Clasico’, Barcelona do të shpallej matematikisht kampion i La Ligas, ndërsa një triumf i Real Madridit do ta shtyente festën e blaugranasve edhe për pak kohë.