KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çfarë është publikuar në dosjet e UFO-ve të Pentagonit?

Çfarë është publikuar në dosjet e UFO-ve të Pentagonit?

Raporti i shumëpritur i qeverisë amerikane për UFO-të (objekte fluturuese të paidentifikuara) ishte kërkuar nga Kongresi amerikan pas një sërë raportimesh të ushtrisë amerikane për objekte që lëvizin në mënyrë të pazakontë në qiell.

Pentagoni kishte krijuar një grup pune për “fenomenet ajrore të paidentifikuara”, me detyrë të zbulojë, analizojë dhe të zbardhë këto ngjarje, si dhe të kuptojë natyrën dhe origjinën e tyre.

Në raportin e deklasifikuar nuk u gjetën prova për aktivitete jashtëtokësore, por as nuk u përjashtua plotësisht kjo mundësi.

Po ashtu, u theksua se këto objekte nuk duket të jenë teknologji sekrete ushtarake amerikane, shkruan cnn.

Hetimi përfshiu mbi 120 incidente gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë edhe tre video të deklasifikuara më herët nga Pentagoni. Këto objekte u përshkruan si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”.

Edhe pse nuk priten zbulime sensacionale, raporti tregon se NLO-të nuk trajtohen më vetëm si fantashkencë, por si çështje e sigurisë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara theksojnë se shumë nga rastet mund të jenë objekte të zakonshme ose gabime në identifikim, ndërsa një pjesë e tyre mbetet ende e pashpjeguar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.