KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV

Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur ta nominojë Albin Kurtin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.

Vendimi për nominimin e tij është miratuar njëzëri nga të gjithë anëtarët gjatë mbledhjes së mbajtur të shtunën.

Kryetarja e Forumit të Gruas në këtë parti, Albulena Haxhiu, e ka mbështetur propozimin duke theksuar njohjen e saj të afërt me Kurtin dhe vlerësimin për qasjen e tij politike.

Sipas Haxhiut, Kurti nuk e ka parë kurrë postin e kryeministrit si privilegj apo rehati personale, por si përgjegjësi për t’u shërbyer qytetarëve.

“E propozoj se e njoh nga afër. E them me bindje me plotë, ai nuk e ka kuptuar pozitën e kryeministrit as si rehati e as si privilegj. Për të, pozita ka qenë për t’i ndihmuar qytetarëve. Për Albin Kurtin, shteti matet aty ku prek jetën e qytetarit. Përtej qeverisjes më të suksesshme, me te shteti nuk është strehë për të fortët e as strehë për plaçkë. Është i pashantazueshëm në politikë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor 2026 pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin e ri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.