Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se synon bashkimin e plotë të partisë, duke iu zotuar anëtarësisë se do t’i bëjë bashkë të gjitha kategoritë e strukturës dhe mbështetësve të saj.
Në një mesazh drejtuar anëtarësisë, Abdixhiku ka thënë se do t’i bashkojë “ata që kanë qëndruar gjithmonë”, “ata që janë larguar”, “ata që kanë heshtur” dhe “ata që ende besojnë”, duke theksuar se LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se individët.
“Anëtarësisë së Lidhjes, ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë… Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj. Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka lënë të kuptohet se në periudhën në vijim do të ketë angazhim për afrimin e anëtarësisë dhe rikthimin e unitetit brenda LDK-së./Telegrafi/