SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.L. (46) nga Shkupi për veprën penale “mashtrim”, si dhe kundër J.A. (34) nga fshati Opajë i komunës së Likovës për “bashkëkryerje”, pas dyshimeve se kanë mashtruar një qytetar nga rrethina e Tetovës lidhur me transportimin e një automjeti nga jashtë vendit.
Sipas policisë, më 7 korrik 2025, viktima kishte realizuar pagesë prej 1.000 eurosh përmes transferit të shpejtë të parave, me marrëveshje që të denoncuarit t’i sillnin një automjet nga një shtet i huaj.
Megjithatë, deri në momentin e paraqitjes së rastit në polici, transporti nuk ishte realizuar dhe automjeti nuk ishte dorëzuar.