KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Prindërit me borxhe të mëdha rrezikojnë humbjen e pasaportës në SHBA

Prindërit me borxhe të mëdha rrezikojnë humbjen e pasaportës në SHBA

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se do të fillojë t’u revokojë pasaportat shtetasve amerikanë që kanë borxhe të mëdha për mbështetjen e fëmijëve.

Masat do të prekin prindërit që kanë mbi 2500 dollarë (rreth 1,844 euro) borxh të papaguar, duke u fokusuar tek rastet me detyrime të konsiderueshme.

Sipas Departamentit, kjo është pjesë e përpjekjeve për të mbështetur familjet amerikane dhe për të forcuar zbatimin e ligjit, duke siguruar që prindërit të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe morale ndaj fëmijëve, raporton bbc.

Personat me borxhe të tilla u kërkohet të rregullojnë pagesat përmes agjencive shtetërore për të shmangur revokimin e pasaportës.

Pasi të revokohet, pasaporta nuk mund të përdoret për udhëtime dhe nuk jepet e re derisa borxhi të shlyhet.

Kjo masë bazohet në një ligj federal të vitit 1996 që lejon revokimin e pasaportave për borxhe të mëdha për mbështetjen e fëmijëve, por që rrallë është zbatuar deri tani.

Departamenti i Shtetit do të bashkëpunojë me autoritetet shëndetësore për të identifikuar rastet dhe pritet që zbatimi i politikës të nisë së shpejti, sipas raportimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.