Lisandri Dragojmori pjesë në samitin PowerToHR, njërin prej eventeve më të mëdhaja në rajon, ku prezantoi rolin e platformave digjitale si infrastrukturë për ekonomitë lokale, duke sjellë në fokus përvojën e Wolt në Kosovë dhe Shqipëri.
Gjatë diskutimit, Dragoj theksoi se Wolt nuk është vetëm një platformë shpërndarjeje, por një ekosistem që lidh konsumatorët, bizneset dhe shpërndarësit, duke krijuar mundësi reale për rritje, për fitim dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Ai nënvizoi disa nga përfitimet kryesore për bizneset që bëhen pjesë e platformës, duke përfshirë rritjen e shitjeve, zgjerimin e pranisë në treg dhe qasjen direkte në feedback-un e klientëve, që ndihmon në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit.
“Platforma jonë është ndërtuar në mënyrë që asnjë biznes të mos mbetet jashtë. Çdo partner ka mundësinë të rritet, të dëgjojë klientin dhe të përmirësojë ofertën e tij. Kjo është arsyeja pse kemi parë një rritje të qëndrueshme të shitjeve dhe një sukses të qartë në tregjet ku operojmë,” u shpreh Dragoj.
Duke folur për suksesin e lansimit në Kosovë dhe Shqipëri, ai theksoi se adoptimi i shpejtë nga bizneset dhe konsumatorët dëshmon nevojën për platforma të tilla që modernizojnë tregtinë dhe e bëjnë atë më të aksesueshme.
“Lansimi i Wolt-it në Kosovë dhe Shqipëri konsiderohet ndër më të sukseshmit globalisht dhe kjo na bën shumë të lumtur” tha Dragoj.
Pjesëmarrja në këtë samit shërbeu si një mundësi për të ndarë praktikat më të mira dhe për të diskutuar mbi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të teknologjisë në zhvillimin ekonomik dhe transformimin e tregut lokal.