KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Sot protesta e PD-së, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Situata mund të ndryshojë shpejt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë publik një njoftim drejtuar shtetasve amerikanë, ku u këshillon që të tregohen të kujdesshëm gjatë protestës së sotme të opozitës.

“Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Qytetarëve amerikanë u kërkohet të mos marrin pjesë në aktivitet dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në kryeqytet. Po ashtu, bëhet e ditur se stafi i ambasadës është udhëzuar të shmangë zonën ku do të zhvillohet protesta, raporton tch.

Në njoftim saktësohet se tubimi është planifikuar të fillojë në orën 19:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin mes Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”, në afërsi të godinës së Kryeministrisë.

Ambasada paralajmëron se protesta mund të shtrihet edhe në zona të tjera përreth, teksa priten masa të shtuara të policisë, bllokime të mundshme rrugësh dhe kufizime të qarkullimit si para nisjes së saj ashtu edhe gjatë zhvillimit të tubimit.

“Shmangni zonat e protestës, jini të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth, ndiqni mediat lokale për përditësime, te keni një plan emergjence ose rrugë alternative largimi dhe të ruajnë një profil të ulët gjatë lëvizjeve në publik”, njofton ambasada.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.