Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar importin dhe shitjen e modeleve të reja të dronëve të kompanisë kineze DJI, por ende nuk kanë ndërtuar kapacitetin e nevojshëm për t’i zëvendësuar ato me prodhim vendor, shkruan media teknologjike The Next Web.
Sipas analizës, DJI kontrollonte rreth 80 për qind të tregut amerikan të dronëve konsumatorë dhe komercialë, ndërsa ndalimi u aktivizua pasi kompania u fut në listën e zezë të FCC-së për arsye sigurie kombëtare.
Problemi kryesor për SHBA-në nuk është vetëm prodhimi i dronëve, por varësia nga zinxhiri furnizues kinez.
Kina kontrollon rreth 90 për qind të përpunimit të metaleve të rralla, 99 për qind të prodhimit të baterive për dronë dhe shumicën e magnetëve që përdoren në motorët e tyre.
Kompania amerikane, Skydio ka njoftuar investime prej 3.5 miliardë dollarësh për zgjerimin e prodhimit në SHBA dhe krijimin e një zinxhiri furnizues vendas, por ekspertët paralajmërojnë se ndërtimi i një industrie konkurruese me DJI mund të zgjasë me vite.
Ndërkohë, DJI ka ngritur padi kundër FCC-së, duke argumentuar se ndalimi është i padrejtë dhe se nuk janë paraqitur prova konkrete për kërcënime ndaj sigurisë kombëtare. /Telegrafi/