KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Avokati i Justin Baldonit: Blake Lively shmangu gjyqin nga frika e dëshmisë

Avokati i Justin Baldonit: Blake Lively shmangu gjyqin nga frika e dëshmisë

Avokati i Justin Baldonit ka pretenduar se Blake Lively pranoi marrëveshjen për t’i dhënë fund betejës së tyre ligjore sepse kishte frikë të dëshmonte në gjyq.

Bryan Freedman deklaroi se aktorja nuk donte të përballej me pyetjet në sallën e gjyqit, pasi sipas tij kjo do të “zbulonte gënjeshtrat e saj”.

Ai akuzoi Lively-n se kishte bërë deklarata të pavërteta gjatë konfliktit ligjor me Baldonin, shkruan DailyMail.

Lively dhe Baldoni arritën marrëveshje vetëm pak javë para nisjes së gjyqit të planifikuar për 18 maj.

Megjithatë, aktorja vazhdon të kërkojë pagesën e shpenzimeve ligjore dhe dëmshpërblime lidhur me padinë për shpifje prej 400 milionë dollarësh (afërsisht 370 milionë euro) që Baldoni kishte ngritur kundër saj.

Ekipi ligjor i Lively i hodhi poshtë pretendimet e avokatit të Baldonit, duke e cilësuar marrëveshjen si një “fitore të jashtëzakonshme” për aktoren. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.