Këngëtarja nga Afrika e Jugut, Tyla, ka reaguar pas Met Gala-s duke mohuar spekulimet për një përplasje me Rihannan, të cilat nisën pas një videoje që u bë virale nga eventi.
Ajo publikoi një video në TikTok, ku sqaroi se mes saj dhe Rihannas nuk ka asnjë konflikt.
Tyla tregoi se e kishte takuar Rihannan edhe vitin e kaluar dhe se ajo ishte shumë e sjellshme, por takimi kishte qenë i shkurtër sepse Rihanna ishte e zënë.
– YouTube youtube.com
Sipas saj, ajo iu afrua dhe e përshëndeti, ndërsa Rihanna iu përgjigj duke thënë se “po e thërriste babai i fëmijës së saj”, dhe më pas u largua.
Për këtë arsye, Tyla shpjegoi se këtë vit në Met Gala hezitoi t’i afrohej sërish, sepse nuk donte ta ndërpriste dhe vendosi të priste një moment më të qetë për bisedë.
Videoja që nxiti komentet tregon Tylan teksa qëndron anash, sikur pret që Rihanna ta vërejë, ndërkohë që Rihanna është përpara kamerave dhe i afrohet partneri i saj, ASAP Rocky.
Në pamje duket sikur Rihanna hedh një vështrim drejt Tylas dhe më pas e kthen vëmendjen te partneri, gjë që në rrjete sociale u interpretua si “injorim”.
Tyla theksoi se distanca e saj nuk ishte shenjë e marrëdhënieve të këqija, por respekt dhe një ndjenjë sikleti në një situatë me shumë presion. /Telegrafi/