Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditura detajet nga marrëveshja që pritet të zyrtarizohet mes Vjosa Osmanit dhe LDK-së.
Shala tha se Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër.
“Me këtë bashkëpunim, do të kthehet Vjosa Osmani, një numër i kolegëve që janë larguar dhe do të vijnë të tjerë të rinjë. Kjo është marrëveshja që duhet të miratohet të shtunën”, tha Shala në Pressing në T7.
“Sipas marrëveshjes Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, dhe kjo duhet të miratohet. Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër dhe numër 2 në listë”, kjo është marrëveshja që e ka paraqitë kryetari i LDK-së, tha Shala në Pressing.