KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në Rrugën e Gjilanit, në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka pranuar informatën gjatë ditës së sotme dhe ka reaguar menjëherë duke angazhuar njësitet përkatëse policore. Zyrtarë policorë nga Stacioni Jugu dhe Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale janë arrestuar fillimisht katër persona të dyshuar, si dhe janë sekuestruar armët e përdorura në rast.

Pas veprimeve të mëtejme hetimore, Policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe personin e pestë të dyshuar, nga i cili është sekuestruar një armë zjarri.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” si dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.