KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lëvizja Anti-Bixhoz: Që dy vite nuk na pranojnë në Qeveri për takim, numri i kazinove po rritet prandaj protestat mund të rikthehen

Lëvizja Anti-Bixhoz: Që dy vite nuk na pranojnë në Qeveri për takim, numri i kazinove po rritet prandaj protestat mund të rikthehen

Qeveria prej dy vitesh nuk i pranon në takim për të shpalosur kërkesat e tyre, kështi deklaruan nga Lëvizja Anti-bixhoz.

Ata deklaruan se kërkesat e tyre mbeten të njejta, që bastoret dhe kazinotë të largohen 500 metra vijë ajrore larg shkollave, çerdheve, dhe institucioneve fetare, ndërsa të ardhmen të njëjtat të largohen të paktën tre kilometra larg qytetit.

Jushi Emërllahu tha se dy vite është pauzuar nga protestat për arsye se kanë pritur të zhvillojnë takimet dhe të mbahet premtimi nga qeveria për heqjen e kazinove, mirëpo nga kjo neglizhencë aktuale, protestat edhe mund të rikthehen.

“Nëntë emaila kemi dërguar edhe kryeministrit Miskoski, Vlenit por veçmas edhe Bilall Kasamit e Izet Mexhitit, por nuk kanë pranuar takim deri më sot. Edhe Izet Mexhiti edhe Bilall Kasami gjithë fushatën e bënë me kërkesat e Lëvizjes Anti bixhoz por në fakt në terren ndodh e kundërta, viti 2023 DAP ka marrë diku një miliardë euro tatim ndërsa tani në vitin 2025 DAP merr rreth 2.8 miliard euro nga lojërat e fatit. Në vend që të zvogëlohet numri është shtuar, andaj jemi duke u përgatitur dhe shpejtë do kemi protesta më të ashpra se sa që mendojnë se do jenë” , deklaroi Emërllahu nga Lëvizja Anti bixhoz.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.