KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani prezanton një tjetër kandidate për deputete

Osmani prezanton një tjetër kandidate për deputete

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Arjeta Musliu do t’i bashkohet rrugëtimit të saj politik, duke njoftuar se ajo do të jetë kandidate për deputete.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, e ka vlerësuar Musliun për angazhimin e saj kundër varësisë nga substancat narkotike, duke thënë se “historia e saj nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja”, të cilën ajo e ka shndërruar në mision “për të shpëtuar jetë” dhe për t’u dhënë zë familjeve që përballen me këtë problem.

Ajo ka kujtuar gjithashtu se në vitin 2021 e kishte dekoruar Musliun me Urdhrin Presidencial “Shote Galica”, duke shtuar se Musliu “do të jetë zëri i kësaj kauze në Kuvendin e Kosovës”.

Osmani ka theksuar se Musliu e ka kthyer një histori personale dhimbjeje në forcë dhe mision për të ndihmuar familjet që përballen me varësinë nga substancat narkotike dhe për t’u rikthyer shpresën të rinjve që kanë nevojë për mbështetje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.