Fondacioni Mane do të financojë një projekt në fushën e arsimit ose shëndetësisë në Skënderaj
Sipërmarrësi dhe themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane, së bashku me Grupin BALFIN, kanë njoftuar një angazhim të ri me fokus social në Skënderaj, Kosovë. Në kuadër të këtij angazhimi, Fondacioni Mane pritet të financojë një projekt në fushën e arsimit ose shëndetësisë, me synimin për të përmirësuar kushtet e jetesës për komunitetin lokal.
Ky angazhim u bë i ditur gjatë një interviste në emisonin ‘Oxygen nga Besim Dina’ dhe vjen në vazhdën e kontributit të vazhdueshëm të Fondacionit Mane në rajon. Deri më sot, fondacioni ka mbështetur rreth 45,000 përfitues përmes 39 projekteve në fusha si edukimi, shëndetësia, mjedisi, kultura dhe lufta kundër varfërisë.
Në Kosovë, Fondacioni Mane ka kontribuar ndër vite me projekte në tre kopshte, në Spitalin Pediatrik, në Klinikën e Onkologjisë, në Fshatin SOS, në Universitetin e Prishtinës, si dhe në Prishtina International Film Festival, duke mbështetur iniciativa në arsim, shëndetësi, kulturë dhe mirëqenie sociale.
Këto iniciativa synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në forcimin e lidhjeve sociale dhe ekonomike, duke krijuar një model që mund të shërbejë si shembull për projekte të tjera me ndikim në komunitet.
Detajet mbi përzgjedhjen e projektit në Skënderaj dhe mënyrën e zbatimit të këtij angazhimi pritet të bëhen publike në vijim.