KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kishte humbur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari

Kishte humbur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Beratit, ku është gjetur pa shenja jete një 30-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej disa ditësh.

Viktima, David Shehaj, banues në lagjen “Çlirimi”, kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 30 prill. Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga i ati pranë autoriteteve policore.

Pas dëshmive të disa banorëve të zonës, të cilët pretenduan se kishin parë të riun të hidhej në lumin Osum, policia dhe forcat e kërkim-shpëtimit nisën një operacion përgjatë rrjedhës së lumit.

Pas disa orësh kërkime intensive, trupi i pajetë i 30-vjeçarit u lokalizua mesditën e sotme pranë fshatit Remanicë./Top Channel

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.