Një grup prej 13 grash dhe fëmijësh, të dyshuar për lidhje me ish-luftëtarë të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, janë kthyer në Australi, ku autoritetet kanë konfirmuar se disa prej tyre mund të jenë arrestuar.
Ata kanë qenë banorë të kampit Al Roj, i njohur edhe si kampi Roj, ku jetonte edhe Shamima Begum – vajza adoleshente që iku nga Mbretëria e Bashkuar për në Siri në vitin 2015.
Krissy Barrett, komisionere e Policisë Federale Australiane (AFP), tha se “disa individë do të arrestohen dhe do të akuzohen”.
Zyrtarët shtuan se ata përballen me akuza të mundshme penale në lidhje me kohën e tyre të supozuar në të ashtuquajturin kalifat të grupit ISIS, i cili përfshinte Sirinë dhe Irakun.
Fëmijët pritet të hyjnë në programet e riintegrimit dhe mbështetjes në komunitet.
Ndryshe, grupi është mbajtur në një kamp refugjatësh në verilindje të Sirisë për vite me radhë pas rënies së ISIS-it, dhe në shkurt, një grup dështoi në një përpjekje për t’u larguar për në Australi.
Raportohet se qeveria australiane i kishte dënuar më parë gratë për mbështetjen e militantëve të ISIS-it dhe kishte refuzuar t’i ndihmonte në riatdhesimin e tyre. /Telegrafi/