KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas vdekjes, Rexhep Qosja dekorohet me “Nderi i Republikës së Kosovës”

Pas vdekjes, Rexhep Qosja dekorohet me “Nderi i Republikës së Kosovës”

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar pas vdekjes akademikun Rexhep Qosja me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.

Përmes një postimi publik, Haxhiu ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Qosjes në letërsi, shkencë dhe çështjen kombëtare shqiptare.

“Me nderim të thellë, e kam dekoruar pas vdekjes akademik Rexhep Qosjen me titullin ‘Nderi i Republikës së Kosovës’”, ka shkruar ajo.

Tutje, ushtruesja e detyrës së presidentes ka theksuar se Qosja ishte një ndër figurat më të rëndësishme të mendimit shqiptar.

“Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar. Me veprën e tij të gjerë, me qëndrimin e tij publik dhe me përkushtimin ndaj çështjeve të mëdha të kombit, ai la gjurmë të thella në kulturën shqiptare dhe në vetëdijen tonë kombëtare”, thuhet në postim.

Haxhiu ka shtuar se ky dekorim është shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij shumëvjeçar.

“Ky titull është shenjë mirënjohjeje për një jetë të tërë në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.