Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për tremujorin e parë (TM1) 2025.
Sipas njoftimin bëhet e ditur se në tremujorin e parë të vitit 2026 vërehet një rritje e lehtë e indeksit të përgjithshëm i inputeve në bujqësinë krahasuar me TM1 2026
“Ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se në tremujorin e parë të vitit 2026 indeksi i Input 1 ka rritje për 5,4 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
“Kurse, Indeksi i Input 2 ka rritje për 3,7 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 + Input 2) ka rritje për 4,5 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndryshimi në % TM1 2025 / TM1 2026. Përshkrimi TM1 2025TM1 2026 Ndryshimi në %/ Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (INPUT 1)126.7133.55.4. Mallrat dhe shërbimet që kontribojnë investimet bujqësore (INPUT 2)158.4164.23.7. Inputi I përgjithshëm (INPUT1 + INPUT 2)140.5146.94.5”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftim produktet që e përbëjnë bazën për Indeksin e çmimeve të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).
“Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera”.
Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje tjera), ndërtesat dhe të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët e tjera përveç përmirësimit të tokës). /Telegrafi/